#oranews

Pavarësisht debatit dhe" /> #oranews

Pavarësisht debatit dhe"/>

"De fakto" Gent Cakaj në krye të ministrisë së Jashtme, Rama vetëm "de jure"

Ora News Lajme 2019-01-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pavarësisht debatit dhe refuzimit nga presidenti për të dekretuar emrin e tij në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Kjo pasi vetë kryeministri Edi Rama i delegoi detyrën 28 vjeçarit nga Kosova përmes një fjalimi më të shkurtrin që kishte mbajtur ndonjëherë.

Ceremonia, që u mbajt paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Jashtme, kryeministria e përcolli për mediat, si "kalimi i stafetës në drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme"

Ndërkohë kryeministri Rama i cili mori fjalën pas fjalimit lamtumirës të Ditmir Bushatit tha vetëm: "Unë i nënshkruari Edi Rama i delegoj zotit Gent Cakaj zv. ministrit detyrën e drejtimit të Ministrisë për Eruropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendi", raporton Ora News.

Artifica- Kjo është dhe "aritifica" që la të nënkuptonte Edi Rama përmes postimit në Twitter ditën kur presidenti Meta firmosi refuzimin e dekretimit të emërimit të Gent Cakajt, 14 janar 2019.

"Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit."- shkruante Rama në Twitter.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-dekretoi-ramen-por-kryeministri-delegoi-genc-cakajt-ne-krye-te-ministrise-se-jashtme

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS