Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Duke nisur nga ky muaj klinikat dentare në vend janë njohur me një vendim nga Urdhri i Stomatologut, i cili rrit dyfish çmimet e shërbimeve.
Kështu, sipas urdhrit, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët duhet të paguajnë 4000 lekë, nga 2000 lekë që ka qenë më parë. Edhe një mbushje dhëmbi e gradës së tretë që më parë ka qenë 3000 lekë, ndërsa me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë.
Rritje ka pasur edhe për shërbime të tjera, si pastrimi i gurëzave, nga 1500 lekë në 3000 lekë.
Lista e çmimeve është miratuar nga Asambleja Kombëtare si dhe Këshilli Kombëtar, si dhe i është bërë e ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale. I pyetur në lidhje me këtë vendim, Nikollë Deda, kreu i Urdhrit të Stomatologut e argumenton me faktin e përmrisimit të shërbimit për qytetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/stomatologet-rrisin-cmimet-ministria-e-shendetesise-kunder