Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë ne Zall- Bastar ku 34 vjecari Arben Gjeçi u gjet i vrarë me levë në kokë dhe më pas ndërrroi jetë në Spitalin e Traumës.
Ngjarja, e cila fillimisht u konsiderua si aksidentale është zbuluar nga policia se ishte një vrasje e kryer për motive të dobëta.
Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një lidhje jashtëmartesore. Mësohet se 34-vjeçari prej disa kohësh kishte një lidhje me një vajzë të martuar dhe çdo gjë u zbulua nga bashkëshorti dhe vëllai i 20-vjeçares.
Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci është takuar me 20-vjeçaren pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar. Por vëllai i saj E.Cani dhe bashkëshorti e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë.
Ata e kanë ruajtur pasi bashkëshorti i 20-vjeçares i ishte ankuar kunatit se motra e tij e tradhtonte.
Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili mësohet se ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndenja, dhe me pas autori e ka marrë dhe ka nxjerrë në rrugë 34-vjecarin.
Ngjarja është raportuar si aksidentale, me argumentin se Gjeci ishte rrëzuar nga një lartësi, por 4 plagët në kokë kanë bere që policia të dyshonte në lidhje me shkaqet e verteta të ngjarjes dhe pas dëshmive të marra dhe verifikimeve te kryera ka mundur të zbardh brenda 48 oresh tre personat shkaktarë të ngjarjes. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, 31-vjeçarin E.Cani.
Bashkë me autorin e arrestuar është edhe 20-vjeçarja E.Cani që është shkaktarja e kësaj përplasje, që sipas uniformave ka penguar për të zbardhur ngjarjen. Gjithashtu u arrestua edhe bashkeshorti i saj pasi përveçse ka fshehur ngjarjen në banesë i është gjetur edhe një sasi kanabisi. Autori i kësaj ngjarje ka refuzuar të pranojë krimin, duke thënë se nuk e ka vrarë ai Arben Gjecin.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se kanë dëshmi dhe prova që ka qenë E.Cani personi që vrau Arben Gjecin. Pranë banesës së familjes Cani është gjetur edhe një bluzë e Arben Gjecit.
Te arrestuarit
- E.C., 31 vjeç, për veprën penale ?Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen?;
- D.K., 29 vjeç, për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? dhe ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?;
- E.C., 20 vjeçe, për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-35-vjecari-vdes-ne-spitalin-e-traumes