http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prej tri ditësh 6 fshatra të njësive administrative Gorë e Moglicë në Bashkinë e Maliqit janë pa energji elektrike.Nderkohe në disa fshatra të tjerë të Gorës qarkullimi i mjeteve është i vështirë për shkak të rrëshqitjes së dherave e gurëve. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu, i cili thotë se mungesa e vazhdueshme e energjisë vjen për shkak të rrjetit të amortizuar i cili herë pas here krijon difekte në zona malore të bashkisë së Maliqit. Rreshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta shumë fshatra të Korçës, Kolonjës, Pogradecit e Devollit ku qarkullimi për shkak të prezencës së madhe të borës kryhet me vështirësi me zinxhirë.