Ekskluzive/ Prova, ja si shteti liron një super të kërkuar dhe ndëshkon një polic të ndershëm

Report TV 2019-01-27

Views 2

Nga ARTAN HOXHA dhe ELTON QYNO

Një skandal i paprecedentë ka përfshirë prokurorinë e Kukësit dhe drejtorinë e policisë së qytetit verior duke sjellë erën e rëndë të korrupsionit deri në Tiranë. Kjo është historia e një trafikanti droge të dënuar në formë të prerë nga gjykata e Tiranës, i ndaluar nga policia e Kukësit në mes të tetorit, ndërsa tentonte të arratisej në Kosovë me dokumente fallse dhe në mënyrë të pabesueshme lihet i lirë brenda tre ditëve nga një grup policësh që thonë se kanë vepruar me urdhër të një prokurori. Por kjo është edhe historia e një oficeri policie të guximshëm, i cili denoncoi skandalin dhe që në vend që të mbrohej nga eproret e tij, u pezullua nga detyra dhe i nënshtruar ndaj një procedimi disiplinor. Trafikanti i ndaluar dhe më pas i lënë i lirë quhet Naser Adem Gashi, 58 vjeç nga Mitrovica, dhe ndërsa shkruajmë këtë investigim është ende i lirë në ndonjë zonë të rajonit. ?Shqiptarja.com? lexoi një pjesë të dosjes së kësaj historie që dëshmon në të gjithë skandalin e saj se sa e vështirë dhe e largët është akoma lufta fitimtare ndaj kriminalitetit.
Arrestimi dhe lirimi i trafikantit të drogës Naser Gashi në Kukës, ka sjellë përshtjellim mes rradhëve të policisë së Kukësit dhe në Ministrinë e Brendshme, pasi ky person që kërkohet prej 5 vitesh nga drejtësia Shqiptare, është liruar duke kapërcyer pragun e komisariatit të Kukësit, në mënyrë të pabesueshme dhe aspak ligjore. Naser Gashi vijon të jetë ende me ?kartelë të kuqe? si person që kërkohet nga drejtësia Shqiptare dhe që duhet të vuajë 2454 ditë në burg. Për lirimin e paligjshëm të tij tashmë kanë marë dijeni Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, dhe një sërë struktura të tjera në polici dhe ministri. Për këtë rast të paprecedentë aktualisht ka nisur një hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministri, ku në fokusin e verifikimeve janë vënë Drejtori i Qarkut Kukës Zef Laska, Shefi i komisariatit Kukës Agim Basha, Alfred Mazreku, shef seksioni i hetimit pranë komisariatit të Kukësit dhe Shkëlqim Kola, me detyrë shef i sallës së komandimit dhe Drejtimit në Kukës. Njëkohësisht nga e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të nisë një verifikim për prokuroren e Kukësit Rita Gjati, e cila ka firmosur lirimin e Naser Gashit, duke nxjerë ndalimin e tij nga policia e Kukësit si të paligjshëm.

Share This Video


Download

  
Report form