Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa janë sekuestruar edhe 3 armë zjarri.
Policia e Tiranës në kuadër të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale ?Përndjekja?. Ky shtetas në rrugën ?Dritan Hoxha? ka përndjekur ish - të dashurën.
- B. N., 21 vjeç, për veprën penale ?Vjedhja?. Ky shtetas në rrugën ?Vangjel Noti? ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet.
- M. J., 44 vjeç, për veprat penale ?Dhunë në familje? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri "pistoleta?.
- D. A., 38 vjeç, për veprën penale: ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?. Në rrugën ?Ramazan Gaxherri? është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri ?pistoletë?.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-blic-ne-tirane-arrestohen-7-persona-ne-flagrance