Në kohën kur partitë politike bëjnë kalkulimet për zgjedhjet presidenciale, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Maqedonisë i duhet një kandidat mbipartiak i cili do t?i përfaqësojë interesat e të gjithë qytetarëve por gjithashtu ndihmojë proceset euro-atlantike dhe përmirësimin e imazhit të Maqedonisë në skenën ndërkombëtare. Ish kandidati për president Imer Selmani në një intervistë për Alsat gjithashtu vlerëson se kandidati i ardhshëm përveç mbështetjes partiake duhet të gëzojë edhe mbështetjen e shoqërisë civile dhe qytetarëve apolitik në mënyrë që të nxisë daljen e sa më shumë qytetarëve ditën e votimeve. Në të kundërtën Selmani nuk përjashton mundësinë e mos arritjes së censusit.