Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Teksa një pjesë e mirë e studentëve shqiptarë vijojnë të mbeten të ngujuar nëpër fakultete në shenjë proteste, të tjerë përgatisin dokumentat për tu larguar në Gjermani.
Në kryeqytet janë të shumta qendrat që ofrojnë kurse dhe konsulencë për mënyrën dhe procedurat që duhen ndjekur për të fituar një vend pune në vendet e BE.
Në to mblidhen studentët nga Fakultete të ndryshme, të cilët marrin informacion për procedurat që duhet të ndjekin për të filluar një punë sezonale në Gjermani.
Ata shprehen se duan të largohen nga Shqipëria për shkak të kushteve, ndërsa theksojnë se shumë miq të tyre janë larguar tashmë.
"Është shumë e vështirë të gjesh punë.Duhet të bësh ndërhyrje shumë të mëdha që të gjesh punë në Shqipëri. Unë kam shumë shokë dhe shoqe, shumë miq që kanë ikur, sidomos këto kohët e fundit njëherë kanë ikur shumë".
"Për punë sezonale nuk njoh shumë por njoh persona që kanë ikur me kontrata pune dhe tashmë janë në Gjermani. Duke parë situatën këtu në Shqipëri, ka paga shumë më të mira, kushte jetese, janë shumë të kënaqur".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studentet-drejt-gjermanise-ne-shqiperi-gjendet-pune-vetem-me-nderhyrje