Ora News- Gjykata Speciale për Kosovën dhe raporti i Dick Marty për trafik organesh nga UÇK ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" në Rtv Ora News nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj kërkon edhe ndërhyrjen e shtetit shqiptar në këtë proces, për të hedhur poshtë akuzat që lidhen me vendin tonë.
Myftaraj: Me fillimin e punës të Gjykatës Speciale për Kosovën është rishfaqur edhe senatori dhe reporteri zviceran Dick Marty, raporti i të cilit u bë shkak për të nisur vetë puna për krijimin e kësaj gjykate. Gjykata u krijua për të sqaruar akuzat që bëri Dick Marty në krye të një komisioni reporterësh të Këshillit të Europës, nuk duhet ngatërruar me strukturat e BE. Në Këshillin e Europës bën pjesë dhe Rusia.
Në atë raport është historia e organeve që u janë marrë të rrëmbyerve serbë dhe të tjerë nga UÇK. Është një histori që nuk prek vetëm Kosovën dhe UÇK sepse sipas raportit ngjarjet më të mëdha kanë ndodhur në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Është koha që shteti shqiptar ti marrë më seriozisht këto akuza se në raport preken shprehimisht struktura të shtetit shqiptar si SHISH, por edhe fakti se Dick Marty thotë se është përdorur aeroporti i Rinasit për trafikun implikon policinë e shtetit, qeverinë shqiptare.
Thuhet se heqja e organeve është bërë në një shtëpi në Fushë Krujë dhe shteti shqiptar nuk mund të thotë që nuk kontrollonte në 1999 Fushë Krujën. Shteti shqiptar duhet të përgatitet mirë qoftë edhe për të bërë një ndërhyrje në gjykatë dhe për të hedhur poshtë këto akuza që kanë shumë pikëpyetje.
Dick Marty përdor një hile të madhe në raport që barrën e provës kërkon t'ia lërë atij që akuzohet, në fakt barrën e provës e ka akuzuesi.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-rishfaqet-dick-marty-pikepyetjet-e-akuzave-te-tij
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz