stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Tregtarët e makinave në Shkodër ankohen, se sivjet janë përballur me problemin, se nuk kanë mundur të marrin targën e provës, pasi u kërkojnë inxhinier mekanik.Ata thonë, se nuk u duhet një i tillë, pasi nuk janë servis.Drejtori i regjistrimit të targave thotë, se kjo kërkesë bazohet në një udhëzim të marsit 2018 nga drejtoria e përgjithshme, që nuk lejon pajisjen me targë prove, pa licensë profesionale, lëshuar nga QKB.Ndërsa në QKB shpjegojnë, se ky urdhër, u vjen nga transportet.