Bllokimi i 42 tonë bananeve të prishura në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka reaguar pas bllokimit në Durrës nga AKU të një sasie të madhe prej 41.7 ton banane të prishur dhe të rrezikshme për shëndetin.Ngarkesa me banane vinte nga Kosta Rika dhe do të futej për tu konsumuar në Shqipëri.Pas konstatimit nga inspektorët e AKU-së ajo u kthye mbrapsht në vendin e origjinës sipas legjislacionit në fuqi.Ministri Çuçi thotë se siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtare dhe toleranca do të jetë zero ndaj kujtdo që abuzon.Kur vjen fjala tek siguria ushqimore zbatimi i ligjit do të jetë pa kompromis. Zero tolerancë ndaj kujtdo që abuzon me cilësinë e produkteve që ne konsumojmë. Vlerësoj aksionin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës për bllokimin e 41.7 tonëve banane me probleme për konsum njerëzor. Inkurajoj të gjithë trupën e inspektorëve të AKU-së kudo në Shqipëri të tregohen vigjilentë ndaj çdo rasti dhe të zbatojnë ligjin me rigorozitet. Po kështu ftoj qytetarët të jenë bashkëpunes me AKU-në duke denoncuar rastet e produkteve të papërshtatshme për konsum. Le të jemi të ndërgjegjshëm se siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët. Krahas punës së AKU-së dhe institucioneve të tjera, kontributi i qytetarëve është i domosdoshëm për të patur në tregjet tona produkte cilësore.

Share This Video


Download

  
Report form