#oranews
Ndërtimi në lotin 1 të Unazës së Madhe mbetet përsëri pezull. 6 kompanitë që kishin dorëzuar ofertën pas ritenderimit u skualifikuan nga Komisioni i vlerësimit të ofertave pasi nuk përmbushnin kriteret ligjore.
Drejtorja e ARRSH, Sonila Qato u shpreh se pas analizimit të dosjeve u konstatuan mangësi.
Qato bëri me dije se do të rihapë tenderin pas përfundimit të afatit, i cili i jep të drejtë kompanive që ishin pjesë e garës të ankimohen.
Ndërkohë në lotet e tjera të unazës së madhe pritet që të vijojnë punimet.
Në garë për lotin e parë të Unazës së Madhe ishin 6 kompani. ARRSH rihapi tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe pas skualifikimit të kompanisë DH Albania e cila po hetohet për flasifikim dokumenta.
Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment është 2 mld e 246 mln lekë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/unaza-e-madhe-pezull-skualifikohen-6-kompanite-qe-dorezuan-oferten-pas-ritenderimit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz