#oranews #parlament #perplasje #kuvend #fyerje
Seanca e sotme ka degjeneruar duke kaluar në ofendime verbale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish kryeministrit Sali Berisha. U arrit deri aty sa në "fushë betejën e politikës" të përmendin edhe bashkëshortet dhe familjen.
Edi Rama: Ti je njeriu që je marrë me gratë, vajzat, kalamajt, nipat e mbesat. Nuk ke kanun, Nuk ke Kushtetutë e moral, por ti gruas time dhe familjes time i ha atë që nuk thuhet.....
Në Kuvend ka duartrokitje nga të majtët ndërsa deputetët demokratë dëgjohen duke ngritur zërin.
Sali Berisha: Ti je një fundërrinë që u merr shokëve gratë. Je i pafytyrë. I merr gruan e shokut. Nuk ke as moral o horr.. Je njeri që shkel çdo normë e moral. Mohon djalin tënd. Ke akuzuar babën për incest. Je fundërrinë njerëzore. Lëri ato, një herë oqeani një herë SMS. Zëri i Amerikës thotë se karrigia jote qëndron mbi krimin. Del e shan si rrugaç ordiner duke dëshmuar një moral më të ultin njerëzor. Je ti që i merr shokut gruan o i pafytyrë.
Edi Rama: Vetëm ilustrove atë që të thashë. Që nuk ke lidhje me asnjë libër të rregullave të bashkëjetese. Në vitin 2000 ti së bashku me disa reth teje ke fabrikuar një dokument falso që sipas të cilit unë kam bërë gjyq dhe kam mohuar atësinë e djalit tim. Je ti që ke ushqyer këtë gjë dhe ke shkaktuar dhimbje dhe lot në familjen time. Vizat e bardha, vizat e mallit e ndolle. Unë nuk kam lidhje as me vizat e madhit as me vizat e bardha ti shiko vijën e kuqe që të ndan përtej oqeanit.
Sali Berisha: Sa për dokumentet ti ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, qoftë me dosje gjyqi dhe të rri gjithë ditën në zyrë dhe të zhvat. Ilir Meta ka deklaruar se, të ka detyruar të njohësh djalin se për ndryshe nuk do të njohë kryetar bashkie. Të ka detyruar të japë kafshatën. Po kujton se Sali Berisha nuk do ti përmendë këto.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ofendime-verbale-rama-ti-gruas-time-i-hapergjigjet-berisha-ti-je-horr-e-funderrine
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz