#oranews #lulzimbasha #ppp
Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar sistemin financiar bankar që mos financojnë PPP e lidhura nga qeveria. Në fjalën e tij në prezantimin e programit ekonomik të PD, Basha tha se këto koncesione janë korruptive dhe janë marrë nga një grusht oligarkësh.
Basha: Këtë vit sipas projeksioneve të institucioneve të besueshme ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare, ky grusht oligarkësh bëhet gati të hedhë 1. 5 mld euro në projekte fantazmë. Projekte që pastaj duhet të financohen nga buxheti i shtetit, nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Dua ti bëj thirrje atyre drejtpërdrejt dhe sistemit financiar bankar, të ndalë menjëherë këtë marrëzi. Dua ti paralajmëroj se asnjë prej kontratave të lidhura me qeverinë korruptive të Edi Ramës nuk do të zbatohet. Dua ti paralajmëroj, veçanërisht dua të paralajmëroj sektorin bankar mos t'i futet kësaj aventure, sepse do të ketë pasoja të rënda. Nëse ne gjendemi përpara një zgjidhje, të financojmë këto kontrata korruptive dhe të lëmë pensionistët pa pensione, vogëlushët pa ngrohje, shëndetësinë në kolaps, të jeni të sigurt që zgjidhja jonë është e qartë dhe e vendosur, do të falimentojmë shpurën e oligarkëve dhe jo Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj ju bëj thirrje institucioneve financiare mos bëhen pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë ti marrë me vete. Çdo kontrate koncesionare, PPP e lidhur me këta oligarkë gjithësecila prej tyre nga e para tek e fundit do të shfuqizohen. Ky nuk është kërcënim, nuk është premtim, ku është vendim dhe ne do ta bëjmë realitet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-paralajmeron-sistemin-bankar-mos-financioni-ppp-do-anulohen-te-gjitha
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz