Ndërkohë që një grup studentësh vijojnë ngujimin" /> Ndërkohë që një grup studentësh vijojnë ngujimin"/>

Ora News - "Pula, mos prisni t'ju vijë gjeli nga kryeministria, zgjidhini hallet vetë"

Ora News Lajme 2019-02-02

Views 4

#oranews #edirama #gjelingakryeministria
Ndërkohë që një grup studentësh vijojnë ngujimin brenda në ambientet e fakulteteve për plotësimin e 8 kërkesave dhe pedagogët e fakultetit të Shkencave Sociale kanë shpallur grevë pa afat, kryeministri Edi Rama mbajti një takim me një grup tjetër studentësh në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek konviktet e Mjekësisë.

Rama u tha këtyre studentëve se qeveria ishte gati të plotësonte kërkesat porse faji që universiteti ndodhet në këtë situatë ishte pakica që po mbanin peng universitetin.

Edi Rama: "Universiteti është autonom. Autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe ti lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për ti dhënë mësim studentëve për të cilën ata paguajnë. Autonomia nuk është liri për të thënë unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi. Pse nuk hyn dot policia në universitet? Sepse ka autonomi"

Ky është problemi. Ti ca do nga unë. Qeveria i ka lekët. Po si ta bëj si qeveri që i duhet lista e studentëve.. Shko tek fakulteti merr dhe të gjithë shoqet dhe shokët që u takon bursa dhe thoni nxirrni letra. E keni më kollaj të mblidheni e protestoni kundër meje dhe kaq të vështirë për gjënë që ju takon, dhe nuk ju lënë tua japin disa mark mark rrugëve që kanë hallet e tyre. Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja? Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja? Do digjini vitin ...Si do e merrni vitin duke mos shkuar në shkollë??

Ngrihuni kunder- Madje i bëri thirrje studentëve të ngrihen kundër kësaj pakice

Edi Rama: "Unë nuk shkoj dot as të hap derën e universitetit me dhunë dhe as të marr letrat me dhunë.. e pabesueshme ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh është kërcënim i drejtëpërdrejtë për të humbur vitin. Ju të pranoni që një grusht njerëzish dhe një grusht pedagogësh tju kërcënojnë dhe tju thonë se jeni tradhëtar.. e të mos mblidheni bashkë për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera, për t'i shkuar në shtëpi të rektorit dhe për ti thënë dil jashtë. Dili zot vetes tende. Nuk keni për të marrë dot bursat, ske për të marrë asnjë lekë. dokumentet do e sjellin ata.

Pyetjet e Rames per Mark Market

"Mark markëve duhet ti bëni një pyetje.

1- E dun ata vlerësimin e titujve akademikë? E dunë apo nuk e duan... të mos thonë po, por të thonë si dhe kur e duan...

2- Janë dakord apo jo që çdo vit studentët të bëjnë një vlerësim .. janë mekanizmat e vlerësimit të performancës së pedagogëve..

Aty do kuptojmë se për cfarë e bëjnë ata e bëjnë për grevën për ju apo për veten..

Për ca e duan abrogimin e ligjit?

Këta që bërtasin dhe mbajnë grevë dhe ju mbajnë peng juve ... Ju shesin libra mizerabël se duhet të paguani qimet e kokës për të blerë librin se për ndryshe nuk merrni notën"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-studenteve-kaq-pula-jeni-lini-mark-mark-rrugeve-tju-mbajne-peng
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on...

Share This Video


Download

  
Report form