Debati i tensionuar me kryeministrin Edi Rama seancën e Kuvendit të enjten, bëri që ish-kryeministri Sali Berisha të humbasë kontrollin në disa momente. Krahas akuzave dhe fjalorit të shfrenuar, pati edhe momente shtensionimi të shoqëruara me doza të theksuara humori. I tillë është momenti kur Berisha nga foltorja iu drejtua Ilir Metës duke menduar se është ende deputetet në Kuvend (...Ja ku është...), por kthjellohet brenda pak sekondash dhe e korrigjon po vetë se Meta tashmë është president. "Nuk është Ilir Meta se është president".