Lëvizja Besa ka filluar me përgaditjen e propozim-ligjit për letërnjoftimet ku parashikohet vendosja e grafës së përkatësisë etnike. Nga krahu opozitarë i Besës bëjnë të ditur se aktualisht është duke u punuar pjesa normative e propozimit, ndërsa më pas propozimi do të harmonizohet me Qeverinë. Nga organi ekzekutiv thonë se për momentin janë të përkushtuar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.