#oranews
Ne grupin e trafikantëve që u arrestuar një ditë më parë nga policia pas një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë të përshirë disa punonjës policie të niveleve të ndryshme.
Burime nga hetimi kanë bërë me dije për Ora News efektivët kanë bashkëpunuar me trafikantët kundrejt pagesave, duke lejuar largimin e personave që nuk u lejohej largimi për shkak të shkeljes së rregullave të Shengenit ose atyre në kërkim, duke mos i shënuar në sistem.
Gjithashtu mësohet se janë të përfshire edhe të zgjedhur vendor të cilët gjithashtu janë vendosur nën hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.
Ndërkohë hetimi vijon edhe ne shtete te tjerë ku funksiononte rrjeti ku ka persona që janë vendosur nën hetim kryesisht shtetas shqiptar por dhe të huaj pjesë e trafikut.
Mësohet se operacioni I finalizuar një ditë me parë është rezultat i një hetimi dy vjeçar të nisur nga prokuroria e krimeve të rënda.
Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezultoi se personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN.
Klandestinët paguanin 10-20 mijë euro-Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.
Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
"Rruga e gabuar" godet grupin kriminal me 36 anëtarë, sekuestrohen 4 laboratorë të falsifikimit të dokumenteve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-gabuar-hetimi-policet-bashkepunuan-me-trafikantet-priten-arrestime-te-tjera
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz