#oranews
Konfindustria ka dalë kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të pezulluar në mënyrë të një anshme të gjitha kontratat koncesionare të HEC-eve, duke i quajtur ato të nxituara dhe të paqarta.
Me anë të një deklarate për mediat Konfindustria ngre alarmin se kjo situatë do të shkaktojë kaos tek bizneset dhe buxheti i shtetit.
Buxhuku: Pezullimi i kontratave jo vetëm që nuk i jep zgjidhje problematikës së rëndë, por rrezikon të prodhojë pasoja të rënda financiare për biznesin dhe buxhetin e shtetit, gjithashtu do të shërbejë si shkak për korrupsion dhe rritje të pasigurisë së investitorëve në afatgjatë.
Konfindustria i bën apel qeverisë shqiptare që të sqarojë sa më shpejt se çfarë përfshin koncepti ligjor i kontratave jo operative, duke paralajmëruar arbitrazhin dhe milionat që kompanitë i kanë fituar ndaj shtetit shqiptar.
Buxhuku: Vendimet e shpejtuara, të paqarta dhe të njëanshme të përfaqësuesve të ekzekutivit në prekjen në ?grup? të kontratave të dyanshme të HEC-ve, mund të shërbejnë si arsyetim ligjor në ndihmë pikërisht për bizneset abuzuese. Bizneset, që janë në shkelje të kushteve të kontratave koncesionare, u jepet mundësia të shfrytëzojnë veprimet e nxituara për ti përdorur si përfitim të tyre në gjykata të vendit dhe ndërkombëtare. Rastet e ngjashme të ndëshkimeve të rënda financiare prej dhjetra milion euro ndaj shtetit shqiptar në arbitrazhe ndërkombëtare si CEZ, projekti i trenit Durrës-Tiranë i General Electric.
Ministrja e re e Energjitikës lajmëroi fill pas ardhjes në detyrë se kishte pezulluar punimet për ndërtimet e HEC-eve sidomos ajo në kanionin e Holtës, pas reagimeve të banorëve të zonës, por edhe të am
Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz