Report Tv-Ekspozita “Përjetësia femërore” bën bashkë 36 artistë shqiptarë

Report TV 2019-02-05

Views 1

Nga Valeria Dedaj

?Përjetësia femërore? një ekspozitë kushtuar femrës shqiptare dhe rrugëtimit të saj përgjatë një shekulli është çelur në Rezidencën e Ambasadorit Italian në Tiranë. Një ekspozitë që përçon tek publiku përmes skicave të thjeshta, pikturave e skulpturave se si ka ndryshuar në kohë imazhi i femrës shqiptare, duke iu përshtatur ndryshimeve të thella politike e kulturore, që kanë prekur vendin tonë nga vitet ?900 e deri në ditët e sotme. Kuratori i ekspozitës, Artan Shabani, rrëfen se puna për realizimin e ?Përjetësisht femërore? ka nisur prej kohësh.



Në këtë rast kemi 36 artistë që nuk janë pak, ajo që i bën bashkë është figura e femrës në artin shqiptar, duke nisur nga Lasgush Poradeci, por kemi edhe vepra të vitit 1923, të ?900, Ibrahim Kodrës, Muntaz Dhrami, Suzana Varvarcia etj.

Artan Shabani, Kuratori

Kuratori shprehet se në qendër është figura e femrës, mënyra se si artisti e shikon dhe e trajton portretin e gruas, të nënës, të motrës. ?Si e projekton edhe si e sjell në artin e vet. Secili ka një gjuhë të personalizuar në zhanre të tjera?.

"I prirur për të pasur autorë përfaqësues, kundrejt një numri të madh artistwsh, koleksionisti i Kozma Dashit i sjell publikut të ?Përjetësisht femërore?copëza mrekullie nga arti i Vilson Kilicës, Lasgush Poradecit, Ibrahim Kodrës dhe Simon Rrotës. Ai përzgjedh enkas për këtë ekspozitë vepra përfaqësuese që përmes teknikave të larmishme përçojnë dhe specifika të ndryshme. Ndër pikturat në fjalë ai veçon portretin e vajzës elegante me vështrim melankolik që vjen prej vitit 1923", u shpreh kuratori Artan Shabani

Share This Video


Download

  
Report form