Tenderat abuzivë/ Artan Hoxha: Të mëdhenjtë s'janë të arrestuarit, prokuroria po tenton më lart...

Report TV 2019-02-06

Views 0

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha u shpreh në "Repolitix", lidhur me abuzimet me tenderat te Ministria e Drejtësisë, se prokuroria po kërkon të godasë emerat e mëdhenj të cilët fshihen pas abuzimeve miliona euro. Sipas tij, tenderat korruptivë janë firmosur me garanci nga lart. "Të mëdhenjtë nuk janë këta që janë kapur. Prokuroria po tenton më lart. Duke pasur parasysh se për çfarë tenderash bëhet fjalë, çfarë pozicioni kanë këta persona, më duket e pabesueshme që atë shkelje ta kenë bërë vetëm këta. Sepse t'i hysh një afere të tillë duhet të kesh një mbështetje. Shpresoj të mos dalë si tenderi i Elbasan-Tiranë. Unë nuk besoj se ata janë persona përfitues direkt të këtyre tenderave abuzivë", tha Hoxha.

Kjo ministri është drejtuar nga LSI në vitet kur bëhet fjalë se ka ndodhur abuzimi me tenderat. Për gazetarin Artan Hoxha, goditja e ish-zyrtarëve të LSI, mund të jetë edhe mesazh politik.

Share This Video


Download

  
Report form