Pa Gjurme- Humbja e djalit/Nena pendohet qe e deboi, i ben thirrje te kthehet

Report TV 2019-02-07

Views 1

Pjesa e dyte Dt 7 Shkurt Pa Gjurme- Humbja e djalit/Nena pendohet qe e deboi, i ben thirrje te kthehetNë studion e emisionit ?Pa gjurmë?, nënë Sadikja rrëfeu dramën që kishin përjetuar për një kohët të gjatë në familje pasi djali Mziu, pas divorcit me të shoqen shkon dhe nis të konfliktohet me të ëmën dhe jo vetëm me vellezërit dhe motrat e tij. Situata agravon deri në dhunën që nisi të ushtronte Muizi ndaj nënës së tij. Sadikja detyrohet të denoncojë në polici të birin për dhunë pasi kishte arritur deri aty sa njëherë i kishte drejtuar dhe thikëm .

Ishte në punë në Maqedoni, për të punuar, ndenji 8 muaj . U kthye ne shtëpi dhe më kërkoi 2 milion lekë. I thashë ku t'i gjej more bir. Ishte i martuar në Bulqizë e ndau gruan e më pas shkoi ca kohë për të punuar në Maqedoni ku ndjenji disa muaj. Pasi u nda nga e shoqja, filloi duke më dhunuar mua, vajzat . Më rrahu, më dhunoi këmbët , duart. Mori thikën e ma drejtoi në fyt. E denoncova dhe nga ateherë mësuam se na thanë se ai ishet sëmurë, kishte probleme me shëndetin mendor. Thanë që do e drëgonin në spital në Shkodër pasi pati probleme me shëndetin mendor. Djali punonte si kamarier në qytetin e Bulqizës ,pasi ishte i martuar dhe nuk e di si erdhi puna dhe u nda me nusen .

Sadike Balaj, nëna e 38-vjeçarit


Ishte 5 marsi I vitit 2011 kur Muizi pasi i kërkon të motrës para i pohon se duhej të ikte në Sarandë. Nisja nga Baldushku i Tiranës në drejtim të Sarandës do të linte te familjarët një hendek të madh dyshimesh dhe misteri, pasi që nga ajo ditë Muizi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, vetëm me 20 mijë lëkët e vjetra që ia dha e motra.

Ai pati nje grindje me mamanë , pasi u divorcua nga gruaja e tij dhe unë kam qenë gjithmonjë një përkrahje për nusen . Pas grindjes erdhi tek unë ku qëndroi tek unë për 2 muaj. Në datën 5 mars më kërkoi para dhe më tha se do ikte në Sarandë për të punuar. Unë nuk kisha marrë akoma rrogën , i mora borxh dhe i dhashë 20 mijë lekë të vjetra . Ai nuk ka qene here tjetër në këtë qytet. Këmbëngula të qëndronte e pyeta ku do rrinte , por nuk më dëgjoi dhe nuk më tha asgjë tjetër . Me tha dua vetëm lekët e rrugës se do iki të punoj në Sarandë. Vëllai kurohej gjatë kësaj kohe ka qenë me mjekime , të cilat ia kishte rekomanduar doktori në Shkodër, pasi vuate nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë trup i gjatë, rreth 1 m e 70. Në krahun e majtë ka pasur , një të djegur në faqe. Mami më kërkoi mos ta fus vëllain në shtepi pas zënkës në familje, por unë ja hapa derën.

Ike Lloqi, motra e 38-vjeçarit
Pavarësisht gjithçkaje të ndodhur , 38 vjeçari babai i një fëmije kërkohet nga e motra por edhe nga nëna e tij, e cila me zemrën e një nënë të vuajtur pas më shumë se 7 vitesh i humbur.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS