#oranews #gazetaret #qeveria
Intervista e ministres Spiropali me prindërit e 13 vjeçares të dhunuar në Kavajë konsiderohet si shkelje e privatësisë dhe cënim të të drejtave të njeriut. Ekspertët e komunikimit akuzon qeverinë se ka përdorur pushtetin për të krijuar show mediatik.
Vizita e ministres, Elisa Spiropali në familjen e 13-vjeçares në Kavajë nuk është pritur mirë jo vetëm nga opozita, por edhe nga ekspertë të komunikimit. Për ekspertë e etikës qeveria përdorur përdori për të shkelur të drejtat e njeriut duke ekspozuar privatësinë e një të mitureje.
Mark Marku: Është një dhunim i dytë. E shtyn edhe më tej aksionin e identifikimit të viktimës, duke identifikuar prindërit. Në një qytet të vogël, po u identifikuan prindërit, identifikohet edhe vajza.
Aleksandër Çipa: Ndaj ekspozimit të familjes dhe mjedisit familjar ku është rritur adoleshentja janë cënuar disa nga parimet më themelore të së drejtës së njeriut, privatësia.
Historia e 13 vjeçares nga Kavaja sipas Çipës dhe Markut është përdorur për debate politike dhe jo për ti ardhur në ndihmë të miturës apo prindërit e saj.
Aleksandër Çipa: Trajtohet me një debat të rrafshit politik. Niveli i kujdesit institucional në Shqipëri në raste të tilla, jo vetëm që dëshmon papjekuri, papërgjegjshmëri, por dëshmon edhe mosnjohje të legjislacionit specifik.
Pas sulmeve që i janë bërë në rrjetet sociale ministres Spiropali, ajo ka me anë të një video ka treguar për telefonatën që thotë se ka marrë pas vizitës dhe videos ku u publikuan prindërit e vajzës së abuzuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gazetaret-kunder-qeverise-spiropali-ne-kavaje-theu-etiken-dhe-privatesine
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz