http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i bashkisë Erion Veliaj deklaroi se Tirana ka nevojë më shumë se kurrë për Unazën e Madhe. Ai I shpreh I vendosur per realizimin e projektit pavarsisht protestave dhe akuzave te opozites.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE SE TIRANESTirana me Unazën e madhe që zgjidh problemin e trafikut të rrënduar tek rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe e zhvillion gjithë zonën e Astirit. Ka parti politike në këtë vend që kanë ambicje të drejtojnë këtë vend ama nuk u ka ikur shpirti nga bashkia duke qenë se nuk bënë asnjë punë në bashki. Më vjen keq, mund ta përdorin politikisht sa të duan. Kush ka pronë do shpronësohet, kush ka nevojë për shtëpi do ketë shtëpi, por Unaza i duhet Tiranës sot më shumë se kurrë nëse duam që 100 vitet e ardhshme të jemi akoma më të suksesshëm se 100 vitet e kaluara. Veliaj foli edhe per projektet e medha ndalur vecanerisht te dy terminalet që do të ndërtohen në kryeqytet.Tirana me dy terminale multimodale të transportit. Terminali i Farkës, sapo ka filluar punë dhe jam i bindur se do të ecim. Terminali i dytë ai në Kthesën e Kamzës. Jemi kërkuar nga m inistria e Transporteve që të përfshijmë në terminal edhe stacionin e trenit, sepse edhe treni do të rikthehet në Tiranë. Me një stacion kryesor tek terminali i autobusave te Kthesa e Kamzës dhe më pas me një stacion qytetas, aty ku është fillimi i bulevardit të ri dhe më në fund për të filluar një shekull të dytë të Tiranës edhe me trenin në Tiranë.Me rastin e 99 vjetorit te shpalljes se Tiranës KRYEQYTET bashkia organizoi një sërë aktivitetesh qe kulmuan me cermonine ne keshillin bashkiak.