Tirana do të ketë dy stacione multimodale për transport publik, atë në zonën e Farkës që ka nisur të ndërtohet dhe tjetrin në zonën e Kthesës së Kamzës. Kryebashkiaku Veliaj thekson se nuk ka asnjë tërheqje nga asnjë projekt që ka prezantuar.
?Kemi kërkuar nga Ministria e Transporteve që të përshijmë në terminal edhe Stacionin e Trenit, duke qenë se edhe treni do të rikthehet në Tiranë me një stacion kryesor, tek terminali i autobusëve tek Kthesa e Kamzës, dhe pastaj me një stacion qytetas. Pra jo mallrash, dhe jo parkim vagonësh, por qytetas, aty ku është fillimi i Bulevardit të Ri. Dhe më në fund, për të filluar një shekull të dytë të Tiranës, edhe me trenin në Tiranë.?
Veliaj ka qenë i ashpër me idetë për të ndërtuar qendra tregtare në zonën e kthesës së Kamzës ku është parashikuar njëri prej stacioneve multimodale. Kryebashkiaku thotë se pronarët do të shpronësohen duke nxjerrë në plan të parë interesin publik.
?Për të gjithë ata privatë që një tokë shteti siç ishte zona e Kthesës së Kamzës, gjithmonë në librat e Bashkisë së Tiranës e kanë tjetërsuar me lloj-lloj marifetesh për të ndërtuar qendra tregtare, dua t?ju them sot publikisht, nuk më intereson fare sa deputet i pushtetshëm apo milioner i madh mund të jesh, interesi publik është mbi interesin privat, dhe në zonën e Kthesës së Kamzës, pavarësisht çudirave, poshtërsive,dhe falsifikimeve që janë bërë me tokat, do të jetë terminali i autobusëve të Tiranës, dhe stacioni i trenit të qytetit të Tiranës. dua t?i garantoj edhe deputetët, edhe milionerët, kush ka letra prone, sigurisht do të shpronësohet sipas ligjeve që ka Republika e Shqipërisë.?
Pjesë e stacionit multimodal mendohet të jetë edhe terminali hekurudhor i linjës Durrës-Tiranë ?Rinas. Deklaratat në mbështetje të projektit Veliaj i bëri gjatë ceremonive të 99-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.
Tv Klan