Report Tv-'Habilaj', Tahiri shpall fitoren e parë ndaj Prokurorisë

Report TV 2019-02-11

Views 0

Gjykata për Krime të Rënda vendosi sot të pranojë kërkesën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme duke rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të shtyrë për të katërtën radhë me 3 muaj hetimet për Saimir Tahirin të akuzuar për përfshirje në trafik të drogës, në bashkëpunim me grupin Habilaj. Pas më pak se dy orëve në Gjykatë, ish-ministri në një prononcim për gazetarët bëri publik vendimin e marrë. Ai tha se Gjykata i vendosi afat prokurorisë që deri më 10 mars të caktojë nëse çështja Tahiri do të kalojë për gjykim, ose në të kundërt të mbyllë hetimet.

Gjykata më dha të drejtë - tha Tahiri - duke shtuar se "është e drejta e prokurorisë të bëjë ç'të dojë"

"Kjo histori nuk mund të zgjasë pa fund. Deri më 10 mars koha numërohet mbrapsht, ka kohë deri atëherë. Nuk e shoh si lojë golash, e shoh si mundësinë time për të marrë drejtësinë që më takon

Kam mbajtur në kurriz akuza nga më të rëndomtat. Kam pritur 1 vit e ca pa folur që drejtësia të flasë, me të gjitha akuzat politike me të cilat s'po merrem. Merre me mend se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë, kur kjo ndodh me mua që kam mundësinë të flas edhe me median. Kam fatin të ndjej mbështetjen e gjithë njerëzve tek unë, dhe siç kam fatin të ndjej edhe mosbesimin e të tjerëve", u shpreh ndër të tjera ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form