Pa Gjurme- Dyshimet për të miturin / 14 vjeçarin Kristjan Ndoj e shfrytëzojnë për të lypur...

Report TV 2019-02-11

Views 3

Pjesa e dytë Dt 11 Shkurt Pa Gjurme- Dyshimet per te miturin nga Lezha/ 14 vjecarin Kristjan Ndoj e shfytezojne per te lypur...
Ditën e sotme në emisionin "Pa gjurmë" ka ardhur e prezantuar historia e një të mituri 14 vjecar Kristian Ndoj, nga Puka i cili u zhduk 2 muaj më parë humbi kontaktet me familjen dhe që atëherë ajo nuk ka reshtur kërkimet për të rënë në gjurmët e tij.

Pali dhe Vitorja nga Pojani i Pukës janë prindër të 5 fëmijëve. Ata u transferuan në Lezhë në vitin 2006 dhe filluan punë aty. Kristiani që sot rezulton në skedën e të humburve ishte një nga djemtë e familjes Ndoj, i cili ishte larguar edhe më parë nga banesa, sikundër ndodhi edhe në vitin 2018 kur teksa iku bashkë më shokë të tij, nga shtëpia u gjet nga policia në plazhin e Shëngjinit, ai ishte i vetëm. Pasi policia e ktheu pranë familjes, prindërit Pali dhe Vitore e pyesin për shkakun e largimit të tij.

Babai i 14-vjeçarit Kristjanit, vendosi të rrëfente historinë e familjes në studion e emisionit pa gjurmë para gazetares Odeta Dume , ku tregoi se djali ishte është larguar datën e 22 dhjetorit, të 2018-ës në prag të Krishtlindjeve nga shkolla dhe atë dite i biri ishte takuar me të vëllain të cilit i kishte dhe çantën, në kohën e pushimit të drekës.

Nga ajo ditë djali nuk është bërë më i gjallë. Nuk dihet asgjë për fatin e tij, por familja dyshon se mund të jetë në Shkodër pasi sipas babait, Kristjani edhe më parë ishte larguar nga shtëpia , është gjetur nga policia në atë qytet ku është parë duke lypur.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS