Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë/ Etilda Gjonaj kërkesë KLGJ-së: Shkarkoni pesë gjyqtarët

Report TV 2019-02-12

Views 0

TIRANË - Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i kërkon zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor të nisë hetimin disiplinor për pesë gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët tre ditë më parë shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë (Lexo këtu). Në shkresën e siguruar nga Report Tv thuhet se pesë anëtarët e trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, i gjetur fajtor për vrasjen e katër policëve në gusht 2009 në Durrës, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, dhe për këtë shkak i kërkon KLGJ-së të marrë masën disiplinore të shkarkimit nga detyra.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS