Dritan Dajti, ONM për Vizion Plus: Shqyrtim rigoroz çështjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-13

Views 5

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria është e vendosur t?i shkojë deri në fund kërkesës që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetshëm.Pavarësisht se gjykata e apelit për krimet e rënda, pak ditë më parë e dënoi Dajtin me 25 vite burgim për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, prokuroria do të bëjë rekurs në gjykatën e lartë duke kërkuar rrëzimin e këtij vendimi.Kjo gjë u pohua edhe nga vetë drejtuesi i prokurorisë së apelit për krimet e rënda, Artan Bajrami, teksa ai ishte paraqitur ne komisionin e vetingut.Çështja Dajti do të shqyrtohet edhe nga operacioni ndërkombetar i monitorimit. Në një reagim zyrtar për Vizion Plus, ONM shprehet se kjo çështje, ashtu si edhe shumë të tjera do të shqyrtohen në mënyrë rigoroze.Duke mos preferuar të komentojnë procedurat gjyqësore individuale, ONM nënvizon se shqyrtimi do të bëhet për mënyrën se si është kryer procesi i verifikimit të vlerësuesve individualë.Një ditë më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor në një reagim për mediat tha se çështja Dajti do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.Këshilli nenvizoi se do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Share This Video


Download

  
Report form