Matianët i ftoi të bashkohen në protestën e thirrur të shtunën nga opozita për t?i dhënë fund qeverisë që sipas Lulzim Bashës qëndron në pushtet me paratë e krimit.
?Me 16 Shkurt do t?i japim fund kësaj qeverie bandite. 16 Shkurti është bashkimi popullor kundër vjedhjes, hajduteve të Shqipërisë, kundër vjedhjes së zgjedhjeve dhe të ardhmes se shqiptareve.?
Ndonëse në pushtet tha se do të vijë përmes votës së lirë, shqiptarët i ftoi të bëjnë rezistencë deri në rrëzimin e qeverisë.
?PD do vijë në pushtet me votë. Të shtunën ne anën tjetër të gardhit të policisë është kryehajduti që është kapur duke vjedhur paratë tuaja, votat tuaja... ndaj të shtunën bota do ta shohë se ku e ka katandis shtetin Edi Rama, që mbron hajdutët dhe vjedhjen, ndaj bashkimi i 16 Shkurtit ka forcë e fuqi mbi parlamentin dhe qeverinë e hajdutëve, është një bashkim europian e kushtetues për t?i dhënë fund një herë e mirë këtij sistemi të kalbur.?
Zgjidhja sipas Bashës për gjendjen e rënduar që po kalon vendi si pasojë e keqqeverisjes mund të vijë vetëm përmes planit ekonomik të Partisë Demokratike, të cilin e ndau edhe me banorë e përfaqësues të biznesit të vogël në Burrel.
Tv Klan