Gardisti qe vrau gruan: Kisha dyshime se me tradhtonte

RTV KLAN 2019-02-13

Views 1

?Kohët e fundit nuk ma dëgjonte më fjalën. M?u krijuan dyshime se nuk më tregonte më të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë?.

Këto janë fjalët e 44-vjeçarit Alket Arapaj, gardisti që vrau bashkëshorten e tij mëngjesin e së hënës, përballë oficerëve të policisë.

?Alket Arapaj është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike në ambientet e Drejtorisë së Tiranës, atje ku mbahet i izoluar. Përballë oficerëve të policisë, ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij nuk ia dëgjonte më fjalën dhe kjo ka sjellë edhe krimin e rëndë?

Mësohet se gjatë qëndrimit në dhomën e paraburgimit, ai ka shfaqur gjendje të rënduar emocionale, madje në disa raste ka goditur murin me kokë duke vënë në alarm rojet e sigurisë.

Gjatë marrjes në pyetje, Arapaj ka dhënë versione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit, 36-vjeçaren Ervilma Seferi.

Deri tani, për grupin e hetimi pista kryesore e krimit në familje është ajo për shkak të xhelozisë dhe për këtë gjë do të merren në pyetje edhe familjarët e viktimës.

Pas krimit, 44-vjeçari nuk është larguar nga banesa e tij që ndodhet në zonën e Alliasit. Ai ka telefonuar policinë, të cilët bënë edhe prangosjen e tij. Sipas uniformave blu, krimi ka ndodhur në momentin kur Alket Arapaj do të shkonte të merrte detyrën në Gardën e Republikës.

Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh dhe është me arsim të lartë ushtarak, me gradën Kapiten. Çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe të dy ishin praktikant të fesë islame.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form