http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duket se nuk ka dyshime që do të jetë i zgjedhuri i mazhoranës për te garuar për një mandat te dyte.Erion Veliaj ishte në Qesarakë ku pa nga afër ndryshimin që ka pësuar Përroi i Gjerozës dhe këndin e lojërave të ndërtuar në këtë zone.?Besoj e kemi mbajtur një premtim, që nga dita e parë, se çdo muaj do të kishim nga një kënd lojërash: kemi kaluar 40 muaj dhe kemi ndërtuar mbi 40 kënde lojërash në Tiranë. Po mobilizohemi që mandatin tjetër, të kemi edhe më shumë kënde lojërash, edhe mikro-hapësira mes pallateve. Jam jashtëzakonisht i kënaqur, teksa dëgjoj gjithë harenë e fëmijëve dhe na kujton për çfarë i bëjmë këto punë në fund të ditës. Sigurisht, këtu është llaç, tulla, bar dhe kosha, por në fund të ditës është edhe një ndryshim i stilit të jetesës; kur sheh fëmijë që dalin nga shtëpitë, lënë kolltukun, playstation-in, televizorin, celularin, për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, për t?u aktivizuar fizikisht, për të marrë ajër të shëndetshëm, më bëhet zemra mal?.Kryebashkiaku u shpreh se investimi jo vetëm ka rritur cilësinë e jetës, por edhe vlerën e pronës.?Sheshi ?Skënderbej? është shumë i bukur, edhe liqeni, Pazari, Kalaja e Tiranës, por njerëzit 90% të kohës e kalojnë në lagjen e tyre. Kur më kujtohet se si Përroi i Gjerozës ka qenë në fakt një landfill urban, ku të gjitha plehrat që vinin nga pallatet derdheshin në përrua, sot përroi kalon poshtë sheshit dhe sipër kemi fituar hapësirë, e cila përdoret sigurisht edhe për kalimin e makinave, por kryesisht është një hapësirë cilësore, dinjitoze, e gjelbër, me kënde lojërash. Këtu komuniteti mund të kalojë kohë të lirë, të shërbejë energji me njeri-tjetrin, ku mund të shihemi dhe të ruajmë atë që është intimiteti i lagjes?.Veliaj u premtoi banorëve të kësaj lagjeje të re se do përfitojnë edhe më shumë investime te tjera ne te ardhmen.