Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e quajti të drejtë veprimin e Edi Palokës ndaj Edi Ramës, duke dhënë argumentet e saj se kreu i qeverisë bulizon këdo.
"Sigurisht që Kryeministri nuk e ka problem t?i bullizojë shqiptarët çdo ditë e më shumë. Vjen një moment ku të gjithë jemi njerëzorë, të gjithë kemi momentet tona të emocioneve, por e disata herë që ky kryeministër rrugaç ka bullizuar shqiptarët në radhë të parë duke i konsideruar me organet gjenitale. Më pas vazhdon dhe bullizon pafundësisht deputetët në Parlament. Vazhdon dhe bullizon dhe anëtarët e Partisë Socialiste, vazhdon dhe bullizon dhe ministrat e tij. Ka pasur Shqipëria në 27 vite tranzicion kryeministra, por kurrë nuk kemi pasur kryeministër qesharak, kryeministër që krijon incidente të tilla, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha një defiçence mendore, e cila për hir të së vërtetës duhet ti bëjmë një propozim Parlamentit, por ndoshta dhe shqiptarët vetë, që të gjithë ata që marrin poste drejtuese, qofshin këto që nga Presidenti dhe deri te ministrat e qeverisë, duhet të bëjnë analizën psikike dhe klinike, të çdo drejtuesi, i cili ka një post shtetëror, që nuk përfaqëson vetveten e tij, por përfaqëson qytetarët.", tha Kryemadhi.