Pa Gjurme- Rrëfim dashurie i një emigranti: U lidha me një punonjëse seksi, e desha edhe pse ...

Report TV 2019-02-14

Views 17

Pjesa e pare dt 14 Shkurt Diftir Kabasha është babai i një vajze 8-muajshe. Informaticieni nga Tepelena pasi mbaroi shkollën në vitin 2014, në qytetin e Sarandës pati punuar rreth tre muaj në ndërtimin e rrugëve. Viti 2015 do ta gjente Diftirin në Gjermani, në kërkim të azilit. Atje ai qëndron në kamp rreth 10 muaj me rrallë. Pasi njihet me një pronar gjerman, ky i fundit i bën një kontratë pune, ndërsa i mundëson dhe pagesën e qerasë së shtëpisë. Në këtë kohë Diftiri nis edhe një kurs për gjuhën gjermane. 8-muaj u deshën që i riu nga Tepelena të sistemohej dhe të pajisej me dokumente në fund të shkurtit 2017. Me t'u sistemuar, ai rikthehet në atdhe në vendin e lindjes, në Tepelenë për të qëndruar afro një muaj me pushime. Rikthehet në Gjermani dhe nis punë si ndihmës asistent në një azil, për të moshuarit. Jeta vazhdonte dhe Diftiri tashmë ishte stabilizuar.

Maria është vajza me të cilën ai ra në dashuri. Dashuria e çiftit u lind në një shtëpi publike. I riu nga Tepelena ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën hungareze. Maria hoqi dorë nga puna atje për të nisur një jetë të re me shqiptarin, me të cilin filluan dhe bashkëjetesën. Maria ishte nëna e një vajze 6-vjeçare, nga martesa e saj e pare, e cila jetonte me gjyshen në Hungari. Jeta e saj kishte kaluar në një kalvar vuajtjesh, ndërsa kishte patur një të kaluar të hidhur, ajo kishte punuar si punonjëse seksi që e vogël. Me dashurinë që lindi mes shqiptarit dhe hungarezes, kjo e fundit u largua nga shtëpia publike për të ndërtuar një tjetër jetë me Diftirin. Maria mbetet shtatzënë dhe në jetë vjen Sofia, vajza e tyre, e cila lindi më 11 qershor të vitit 2018. Kur duket se jeta e tyre u ripërtëri, u thye përsëri si qelqi kjo dashuri e pazakontë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS