Teksa mjekët në spitalin e Shkupit vijojnë betejën për shpëtimin e 3 prej të aksidentuarve janë në gjendje kritike për jetën, hetuesit mbledhin prova të reja nga aksidenti tragjik që shkaktoi 14 viktima e 38 të plagosur.
Prokurorët sqaruan se shoferi i autobusit që doli nga rruga në autostradën Shkup-Tetovë, nuk ishte në gjendje të dehur. Megjithatë po hetohet nëse ai ka qenë duke përdorur telefonin celular.
7 prej 14 viktimave të tragjedisë janë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër shtetas të etnive të tjera. Autoritetet vendore kanë bërë të mundur identifikimin e tyre.
Bejtulla Nuhiu i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, udhëtar në autobusin e aksidentuar, mes emocionesh përshkruan në detaj momentin.
?Isha në karrigen e tretë ulur, u ngrita në këmbë thashë mos e zuri gjumi shoferin, ose ndodhi diçka. E pashë shoferin, ishte shtrënguar prej bollani. Kërcej tek shoferi që të mbaj drejtimin, por në atë rast e humbi drejtimin??
?Në fillim kemi filluar t?i nxjerrim personat që kanë thërritur për ndihmë, që kanë qenë në anën poshtë të autobusit dhe me vetura private i kemi shpërndarë në spitale më të afërta?.
Dhjetëra qytetarë dhe familjarë u grumbulluan para komunës së Gostivarit. Për ta kjo ngjarje është një tragjedi e madhe për qytetin.
Mbledhje përkujtimore u mbajt edhe në komunën e Vrapçishtit ku morën pjesë përfaqësues të lartë politikë dhe përfaqësues fetarë.
Tv Klan