Report TV - Forcat speciale dhe FNSH kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve që liruan Dajtin

Report TV 2019-02-15

Views 0

Ndaj tre gjyqtarëve që vendosën të shpëtonin nga burgimi i përjtshëm Dritan Dajtin, Prokuroria për Krime të Rënda  ka nisur procedim penal. Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë,  dhe shpërdorim të detyrës.

Report Tv mëson se nga forcat policore janë zhvilluar kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëveKontrollet janë duke u zhvilluar nga forcat speciale të policisë, pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga gjykata. Operacioni po ndodh në këto momente në 3 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët, në 5 banesa që disponohen prej tyre Gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit.

Share This Video


Download

  
Report form