#oranews #mjeket #shendetesi
Mjekët e QSUT të cilët konkurruan në garë për shef shërbimi kanë çuar në gjykatë vendimin për emërimin e 32 shefave të rinj. 9 shërbime në QSUT mbeten ende pa drejtues për shkak të procesit nga 41 që ka në total kjo qendër.
Nëntë shërbime të QSUT janë ende pa drejtuesin e tyre. Pas përzgjedhjes së 32 shefave të rinj nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, mjekë konkurrues të këtyre shërbimeve kanë çuar në gjykatë vendimin për parregullsi të procesit të zgjedhjeve dhe mangësi të plotësimit të kritereve.
Burimet i thanë Ora News se shërbimet e kardiokirurgjisë, dermatologjisë, endokrinologjisë, kirurgjisë infative janë tanimë në proces gjyqësor në Gjykatën Administrative.
Por cilat janë shkaqet për të cilat mjekët po e çojnë çështjen në gjykatë?
Sipas tyre, procesi ka pasur një sërë parregullësish që nga nisja e tij, por duhej pritur vendimi i Ministrive për emërimin e shefave të rinj, në mënyrë që ta ankimonin atë.
Kushtet për të qenë drejtues i shërbimeve në QSUT kërkonte që kandidati të kishte një kontratë me Fakultetin, duke qenë pedagog për një periudhë të caktuar, një diplomë të specializuar, por edhe paraqitja e një programi 4 vjeçar, për të cilin kanë aplikuar e janë përzgjedhur mjekë që dalin në pension vitin e ardhshëm.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mjeket-padisin-zgjedhjet-shefat-e-sherbimeve-ne-qsut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz