Report Tv-Policia me maska kundra gaz rrethon kryeministrinë, bllokohen rrugët kryesore

Report TV 2019-02-16

Views 1

Policia e Shtetit ka marrë masa për të përballuar çdo incident të mundshëm që mund të lindë gjatë protestës së sotme të opozitës. Disa akse kryesore të rrugëve pranë zonës së kryministrisë janë bllokuar duke penguar qarkullimin e lirë të automjeteve

Forca të shumta të policisë janë vendosur pranë kryeministrisë, ndërkohë që efektivët kanë vënë edhe maska kundra gaz për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm nga ana e protestuesve.

Ndërkohë në terren janë edhe forcat speciale RENEA, të cilat sic duken në videon e siguruar nga REPORT TV, po stacionohen pranë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për të ndërhyrë në raste të mundshme emergjence. Forcat RENEA janë forcat elitë të policisë që ndërhyjnë në situata ekstreme, kur ndërhyrja e forcave të tjera të policisë është e pamjaftueshme për të zgjidhur situatën. Sic duket në video, forcat RENEA janë duke u futur brenda ambienteve të ish-hotel Dajtit.

Share This Video


Download

  
Report form