Një protestues nuk është ndjerë mirë ndërkohë që ndodhej mbi skelën e vendosur në derën e Kryeministrisë. Siç mund të shihet në këto pamje të siguruara nga tvklan.al, ai është ulur nga skela nga protestuesit e tjerë. Kanë qenë këta të fundit që e kanë marrë në krahë, për ta ulur më pas në tokë, ndërkohë pranë të lënduarit kanë shkuar edhe punonjës të ndihmës së shpejtë.
Protesta e thërritur nga opozita ka përshkallëzuar në dhunë. Protestuesit kanë hedhur shashka e molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke thyer edhe një prej xhamave të derës së godinës.
Nga brenda Kryeministrisë efektivët e policisë kanë hedhur ujë në drejtim të protestuesve për t?i larguar nga hyrja e saj, ndërsa vijojnë t'i bëjnë thirrje protestuesve që të distancohen nga veprimet e dhunës.
Partia Demokratike ndërkohë raporton se ka disa protestues të lënduar nga gazi lotsjellës./tvklan.al