Kosova behet gati per 11-vjetorin e pavaresise

RTV KLAN 2019-02-16

Views 0

Nesër Ushtria e Kosovës do të parakalojë në sheshet e Prishtinës për nder të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kjo është hera e parë që parakalojnë me mandat të ri.

Ushtarët e Kosovës, janë duke bërë përgatitjet e fundit për parakalimin që do të kenë më 17 Shkurt për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.

Kjo është hera e parë që do të parakalojnë para qytetarëve me mision ushtarak. Për këtë, ndjejnë krenari dhe fat udhëheqësit e këtij dikasteri.

Major Remzie Zeqiraj, i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitit 1998. Tash pas 20 vjetësh si oficere që jep kontributin e saj në zyrën për informim në Ministrinë e Mbrojtjes, ajo po përcjell me vëmendje përgatitjet për parakalimin e ushtrisë.

Ndjen krenari që amaneti i shokëve të luftës që i humbi, më në fund u bë realitet.

Në Ushtrinë e Kosovës 8.1% janë femra. Ka edhe minoritete të komunitetit serb, boshnjak, shkali dhe romë.

Në parakalimin e së dielës ushtria më e re në botë, ajo e Kosovës kësaj radhe nuk do të prezantojë makineritë e saj ushtarake.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form