"Eurobasket 2021", Maqedonia nisi përgatitjet për eliminatoret

alsatmtv 2019-02-17

Views 0

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për meshkuj në përbërje jo të plotë ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë, e vlefshme për eliminatoret për "Eurobasket 2021". Për përfaqësuesen e Maqedonisë do të jetë kjo ndeshja e fundit në këto para eliminatore, në të cilat deri më tani kanë tri fitore, prej të cilave dy ndaj Kosovës dhe një ndaj Rumanisë. Në ndeshjen me rumunët, basketbollistëve të vendit iu konvenon edhe një disfatë me më pak se 14 kosha diferencë. Nëse Maqedonia të enjten në Ploeshti, humb me më shumë se 14 kosha, atëherë rumunëve në ndeshjen e fundit me Kosovën, iu nevojitet fitore dhe do të jenë të parët në grup.

Share This Video


Download

  
Report form