http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtim të Ministres Elisa Spiropali se është pasuruar në mënyrë korruptive nepermjet fondeve publike.Në një dalje për mediat, deputetja e PD, Jorida Tabaku dhe drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku deklaruan se Spiropali ka rritur pasurinë ndjëshëm që prej ardhjes së PS në qeveri.?Historia e Kompanisë SLM që i përket familjes Spiropali është simbol sesi qeveria vjedh paranë publike dhe taksat e shqiptarëve. Kjo kompani është krijuar në 9 shtator në të njëjtën ditë që u krijua qeveria rama. Dokumentet zyrtare konfirmojnë se Enkli Spiropali vëllai i zëdhënëses së qeverisë që në atë kohë po merrte emërimin si drejtoreshë e doganave krijoi një kompani që e quajti SLM me qendër në Fier dhe me kapital 1 mln lekë të vjetra. Brenda pak muajve kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit. Për të fshehur gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale vëllai i saj e shiti kompaninë me letra në 8 prill 2014. Kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit. Vlera e shitjes ishte 1 mln lekë, megjithëse kompania fitoi një tender prej 6 mln lekësh. Me këtë skemë duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë familjes së tij 350 mln lekë?, tha Tabaku.Deputetja demokrate i bëri thirrje Inspektoriatit të Pasurisë që të nisë hetim pasuror ndaj Spiropalit.