Ora News – Protesta e 16 shkurtit, lihet në burg Florenc Hoxha dhe 5 protestues të tjerë

Ora News Lajme 2019-02-19

Views 3

#oranews #protestae16shkurtit #burg #protestuesit
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 6 nga të arrestuarit për protestën e 16 shkurtit 2019 të thirrur nga opozita, 7 të tjerë u lanë në "arrest shtëpie" dhe 6 te tjerë në "detyrim paraqitje".

"Arrest me burg" u dha për Florenc Hoxhën, Ilir Hamedanin, Resul Dacin, Sajmir Rexhepin, Agim Peposhin dhe Ferit Dankshin.

Në "arrest shtëpie" u lanë Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Nasigjini, Festim Taku, Edjon Dine, Velion Tuci dhe David Linati.
Ndërsa masa ?detyrim paraqitje? u dha për Suzana Dimushin, Luftar Jakupin, Pëllumb Shelnën, Mitat Fierakun, Shpresa Linin dhe Hasan Jakupin.

Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj tyre për veprën penale të ?kundërshtimit të punonjësit të policisë?, ?goditje për shkak të detyrës?, ?shkatërrim i pronës? dhe ' prishje të rendit publik'.

Gjate seances se vlerësimit të masës së sigurisë avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

Ivi Kaso: Me përjashtim të një personi që ishte marrë gabimisht, të gjithë kanë qenë pjesëmarrës dhe e pranuan me krenari. U pretendua nga ana e tyre se nuk kanë kryer akte dhune qofshin ndaj policisë, qoftë ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë provë që ti lidhin këta me akte dhune. Organi i prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme apo një imazh që ti lidhe me akte dhune. Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që solli prokuroria.

Kaso tha se janë falsfikuar provat në rastin e ndalimit të Florencës Hoxhës dhe ai që ka bërë këtë sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

Ivi Kaso: Sot në gjykatë u paraqit një provë e falsifikuar. Pra procesverbali i dytë i kontrollit të banesës së Florenc Hoxhës është qartësisht i falsifikuar. Është falsifikuar ora e mbajtjes së këtij procesverbali për arsye që ti jepej gjykatës pasqyrimi i rremë i realitetit, kur në fakt ky kontroll është zhvilluar jashtë çdo procedure ligjore dhe jashtë orarit ligjor që parashikon orën 22 të darkës si orar maksimal të ushtrimit të banesës. Kontrolli është kryer pas ores 22:00, ndërsa proceverbali mban orën 21:00.

Prokuroria kërkon burg për 15 të ndaluarit

Për 15 prej 19 të arrestuarve, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ?Arrest me burg?.

Ndërsa është kërkuar ndryshimi i masës nga ?Arrest me burg? në ?Detyrim paraqitje? për dy gra të arrestuara dhe për një shtetas të mitur.

Për shtetasin Resul Daci është kërkuar ?Arrest shtëpie? pasi ka raport mjekësor . Ndërsa arrest me burg është kërkuar edhe për Florenc Hoxhë, ish-drejtor i INUV.

Të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzat Ata kanë thënë se kanë qenë në protestë, por nuk kanë kryer akte të dhunshme.

Edhe avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso pretendon se ndaj të pandehurve nuk ka vepër penale dhe arrestimet janë politike

Ivi Kaso: Të lirohen të arrestuarit pasi nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm, aktet kamë qenë simbolike

Brenda seanca janë edhe përfaqësues të opozitës.

Arrestimet

Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato t...

Share This Video


Download

  
Report form