http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pasi përfaqësuesja e lartë e BE Federika Mogerini deklaroi se nuk mund të ketë dialog pa hequr taksën 100 përqind, kryeminisri Haradinaj e akuzoi atë për qëndrime të njëanshme.Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj i kërkoi publikisht mogerinit të rrëfejë takimet e saj secrete në favir të Serbisë.?Mogherini ka mbajtur një gjysmë dialog në mënyrë të fshehtë. Është mirë që ajo me qitë në dritë këtë gjë e mos me mbajt fshehtë? dialogu duhet të vazhdojë.?Njohja e Kosovës nga Serbia tha Haradinaj është një lloj kërkimi faljeje për krimet që ajo ka kryer.?Jam i gatshëm që në çdo tavolinë që mblidhemi me fol për këtë çështje. Ju kam treguar dhe në Mynih se dialogu duhet të vazhdojë por pa u kushtëzuar.?Shefi i ekzekutivit shtoi se është në interes të të gjithëve që zgjidhja finale të përmbushë pritshmëritë për të dy palët, Kosovën dhe Serbinë.