Një zjarr masiv ka përfshirë zonën pranë "Ujit të Ftohtë" në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Burime për shqiptarja.com mësojnë se zjarri ka rënë tek vendi i quajtur si Shkalla e zezë, pranë zonës së "Ujit të Ftohtë" por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet po dyshimet paraprake për ngjarjen janë se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.