Një ditë pasi shprehën qëndrime të forta dhe të ashpra kundër vendimit të opozitës për të nisur djegien e mandateve të deputetëve, ku më i rëndi ishte ai i selisë diplomatike të SHBA-së, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha shkuan kryediplomati i Bashkimit Evropian Luigi Soreca dhe ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schutz.
Kryediplomati i BE-së në një prononcim për gazetarët pas takimit, tha se qëndrimi i ndërkombëtarëve është shprehur i qartë, por se dita e nesërme është mjaft e rëndësishme sa i përket procesit demokrat. Soreca tha se BE pret që në protestën që opozita do të mbajë të enjten para parlamentit të mos ketë dhunë.
Epse nuk dha detaje nga takimit, Soreca theksoi se është shumë e rëndësishme që të entjen të mos ketë dhunë. Ai tha se po flitet me të gjitha palët me qëllim që të evitohet situata e vështirë politike që ka kapur vendin.
?Eshtë e rëndësishme të flasësh, ne po flasim me të gjithë palët. Nesër është një ditë e rëndësishme, shpresoj të mos ketë dhunë?, tha ambasadori i BE-së.
Më herët, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, shkoi në selinë blu në një takim me kryedemokratin Basha, ku në fokus të diksutimeve mësohet të ketë qëenë pikërisht vendimi i opozitës dhe partive të tjera aleate, pas propozimit të Bashës për djegie mandatesh, një ditë pas protestës së 16 shkurtit.
Lexoni KËTU përgjigjen që i dha Basha dje thirrjes së SHBA-së për të mos djegur mandtet.