Ora News - Opozita nesër protestë para Kuvendit, mbi 1000 policë në terren

Ora News Lajme 2019-02-20

Views 0

#oranews

Prej ditës së shtunë kur u mbyll protesta e 16 shkurtit, Policia e Shtetit është angazhuar për hartimin e një plani masash për menaxhimin e protestës së ditës së nesërme (21 shkurt 2019) e cila pritet në nisë në orën 10 para Kuvendit.

Mësohet se mbi 1000 forca policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestën e së shtunës. Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit do të jenë punonjësit e rendit, ndërsa forcat Shqiponja dhe FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin ?Zhan Dark? dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Në gatishmëri pranë godinës së Parlamentit do të jenë edhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në Parlament dhe për të berë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës.

Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat.

Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek ?Xhorxh Bush? dhe pjesërisht në bulevardin ?Zhan Dark?.

Autobusët, ashtu si protestën e shkuar, nuk do të lejohen në qytet.

Të ardhurit nga veriu do ndalojnë tek ?Asllan Rusi?, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-neser-proteste-para-kuvendit-mbi-1000-police-ne-terren

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form