Arrestohet shoku i 'zhdukur'/ Dyshohet se vrau Sokol Ramën në malet e Këlcyrës

Report TV 2019-02-20

Views 1

Policia ka arrestuar personin e parë për vrasjen e Sokol Ramës, i cili u gjet dje i pajetë në makinë në malet e Këlcyrës (lexo këtu). I arrestuari është Roland Milo, shoku i Sokol Ramës. Ai u prangos në banesën e motrës në Vaqarr, ndërsa po dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. 33-vjeçari Sokol Rama kishte humbur kontaktet me familjen e tij në fshatin Mamaj të Tepelenës prej datës 5 shkurt, ndërsa për herë të fundit ishte lokalizuar përmes telefonit në Përmet.

Ai u gjet i vdekur dje në makinën e tij në fshatin Mbrezhtan të Përmetit. Trupi i u dërgua në morg ku dhe u verifikua shkaku i vdekjes së tij. Nga këqyrja paraprake e trupit rezultoi se ishte vrarë me armë zjarri. Bashkë me të u zhduk tre ditë më pas, në datë 8 shkurt edhe shoku i tij Roland Milo nga fshati Miçan i Përmetit, i cili është arrestuar sot nga policia i dyshuar se mund të ketë qenë ai që e ka ekzekutuar me armë zjarri. Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar për disa vjedhje. Dyshimet e policisë lidhen me një konflikt të mundshëm për trafikun e kanabisit.

Share This Video


Download

  
Report form