Kreu i prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Prokurorisë Publike, Villma Ruskoska tha se marrja në pyetje ndaj ish-zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski të dyshuar për organizim të ngjarjeve të përgjakshme në kuvend më 27 prill të vitit 2017, ka përfunduar. Ruskoska tha se tani pritet vendimit i Gjykatës ndaj kërkesës së Prokurorisë Publike për shqiptimin e masës së paraburgimit. Ajo gjithashtu theksoi se Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e Janakieskit dhe Ristovskit për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikim tek dëshmitarët.