#oranews #kuvajt
58 vjetori i pavarësisë që përkon edhe me 28 vjetorin e çlirimit të Kuvajtit është përkujtuar me një ceremoni të veçantë nga ambasada e këtij vendi në Tiranë. Ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim në fjalën e rastit tha se marrëdhëniet e Kuvajtit me Shqipërinë kanë ardhur në ngjitje. Në ceremoni morën pjesë krerë institucionesh, personalitete të biznesit e medias si dhe përfaqësues të trupit diplomatik.
Ambasada e Kuvajtit në Shqipëri, në një ceremoni të veçantë përkujtoi 58-vjetorin e Pavarësisë dhe 28 vjetorin e Çlirimit të shtetit të Kuvajtit. Ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim, në fjalën e tij përshëndetëse, tha se marrëdhëniet dypalëshe Kuvajt-Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme.
Fayez Mishari Al-Jassim: Marrëdhëniet Kuvajt-Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme, siç është edhe reflektuar gjatë viteve të fundit, duke demonstruar thellësinë e lidhjeve vëllazërore ndërmjet dy kombeve miq. Sot, ne festojmë 50-vjetorin e fillimit të procesit të bashkëpunimit në marrëdhëniet tona, për ta vazhduar më tej frymën e bashkëpunimit në përmbushje të aspiratave të udhëheqjes dhe popujve të të dy vendeve.
Diplomati kuvajtian theksoi se anëtarësimi i Kuvajtit në Këshillin e Sigurimit për vitin 2018-2019 është një arritje e madhe në politikën e jashtme të Kuvajtit, pasi mund të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve humanitare që sigurojnë paqen.
Në këtë pritje merrnin pjesë personalitete të shtetit shqiptar si Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i parlamentit, Gramoz Ruci, princ Leka, anëtarë të parlamentit, përfaqësues të medias, të trupit diplomatik në Tiranë, miq dhe të ftuar.
Ceremonia vijoi me prerjen e tortës së rastit nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe ambasadori i shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasada-e-kuvajtit-ne-shqiperi-perkujton-58-vjetorin-e-pavaresise-dhe-28-vjetorin-e-clirimit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz